Lajme

​Selimi pas Marshit të Lirisë: UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në Marshin e Lirisë, të mbajtur sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi ka shkruar në Facebook se, se pjesëmarrja e saj në këtë marsh ishte për çlirimtarët dhe për vlerat e luftës së UÇK-së.

“Faleminderit për praninë dhe mbështetjen tuaj. UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër. Ajo është krenaria e mbarë kombit shqiptar dhe nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë”, ka shkruar Selimi.

Selimi shprehu shpresën se më 16 shtator do të jetë vendim lirues, ashtu siç e meritojnë çlirimtarët tanë.

“Tani presim 16 shtatorin dhe vendimin në Dhomat e Specializuara në Hagë, me shpresën dhe besimin se do të jetë vendim lirues, ashtu siç e meritojnë çlirimtarët tanë.

Sot, në Prishtinë u mbaj një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të Ngjashme