Lajme

SHBA-ja zhvendos miliona dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme

Departamenti i Shtetit njoftoi të martën Kongresin se do të riprogramojë 52 milionë dollarë financim ushtarak të huaj, të njohur si FMF, nga Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Tunizia dhe Iraku në Panama, Peru, Ekuador dhe Kolumbi.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio vizitoi Kolumbinë, Ekuadorin dhe Perunë vetëm javën e kaluar dhe premtoi mbështetje shtesë për to, raportoi AP.

Administrata  Trump i ka dhënë përparësi Hemisferës Perëndimore në politikën e saj të jashtme me theks në luftën kundër trafikut të drogës dhe imigracionit të paligjshëm.

Të Ngjashme