Lajme

SHBA nis raundin e gjashtë të sulmeve ajrore kundër Iranit

Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë filluar një raund të ri sulmesh kundër pikave  ushtarake iraniane, duke shënuar kështu raundin e gjashtë të operacioneve ofensive në kuadër të tensioneve të përshkallëzuara në ngushticën e Hormuzit.

Sipas njoftimit të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), sulmet filluan rreth orës 14:00 me kohën lindore (ET).

Sipas ushtrisë amerikane, qëllimi kryesor është “degradimi i mëtejshëm i aftësive ushtarake iraniane” që përdoren për të sulmuar anijet tregtare që kalojnë nëpër ngushticën strategjike të Hormuzit.

Njoftimi u bë publik në rrjetet sociale nga vetë CENTCOM. Ky raund i ri vjen pas një serie sulmesh të mëparshme gjatë javëve të fundit. Konflikti ka eskaluar që nga sulmet iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin global të naftës.

SHBA-ja ka reaguar me sulme precize duke përdorur avionë, raketa lundruese dhe municione të avancuara, duke synuar sisteme mbrojtëse ajrore, radarë bregdetarë, depo dhe platforma lëshimi raketash e dronësh, si dhe anije të vogla të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Të Ngjashme