Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së ka paralajmëruar të martën se një sulm i drejtpërdrejtë në centralin bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të çojë në pasoja të rënda radioaktive.
Duke iu adresuar një mbledhjeje emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili pasoi një sulm me dron që goditi objektin, Rafael Grossi tha se situara është tejet shqetësuese.
Grossi theksoi se centrali Barakah në Abu Dhabi të Emirateve, është një strukturë bërthamore në funksion që përmban mijëra kilogramë material bërthamor, përfshirë karburant të freskët dhe të shpenzuar.
Grossi shtoi se dëmtimi i linjave të jashtme të furnizimit me energji mund të paraqesë gjithashtu rreziqe serioze, duke çuar potencialisht në dëmtime të bërthamës së reaktorit.
Ai paralajmëroi më tej se të dy skenarët do të kërkonin masa mbrojtëse emergjente, duke përfshirë evakuimet, strehimin dhe përdorimin e jodit të qëndrueshëm në distanca që shtrihen në disa qindra kilometra.
Të dielën, zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe thanë se një zjarr shpërtheu pranë termocentralit Barakah për shkak të një sulmi me dron.
