Lajme

Sherr me thika mes tre të miturve, arrestohet njëri prej tyre

Të premten në Drenas është arrestuar një i mitur që dyshohet t’i ketë therur dy të mitur të tjerë.

Policia ka njoftuar se viktimat janë dërguar për tretman në QKUK, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti kishte therë me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Të Ngjashme