Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qasjen e institucioneve ndaj projektit të gazit, duke e cilësuar të papranueshme deklarimin e ushtrueses së detyrës së Presidentes se nuk e ka parë deklaratën e palës amerikane lidhur me këtë çështje.
Hoti paralajmëroi se pakënaqësia qytetare po rritet dhe se protestat mund të intensifikohen në ditët në vijim.
Ndërkohë, reagoi deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, i cili përmes një postimi në Facebook ironizoi deklaratat e ish-kryeministrit.
“Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së.
Ooo, mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron”, shkroi Kërçeli.
