Aktuale

Shkaku i sherrit ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili, FOTO e 50-vjeçarit Viktor Ruçi

Panorama Online ka siguruar foto të 50-vjeçarit Viktor (Tori) Ruçi lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Sarandë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili 66 vjeç.

Një konflikt i dhunshëm i ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Gjashtës në Sarandë përfundoi me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili. Sipas informacioneve paraprake, sherri nisi pas një konflikti mes Kostandin Vogli dhe Viktor Ruçi.

Dyshohet se Vogli kishte thirrur disa të rinj pasi kishte parë Ruçin në lokalin e Ismailit. Fillimisht pati përplasje fizike me sende të forta dhe më pas situata degradoi në shkëmbim zjarri. Sipas hetimeve, Vogli mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa më pas një prej të rinjve që ndodhej me të qëlloi me armë duke vrarë Ismailin.

Pas ngjarjes, Kostandin Vogli u vetëdorëzua në polici dhe u transportua në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Ai pritet të transferohet në Vlorë për trajtim më të specializuar dhe për arsye sigurie. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Viktor Ruçi, i njohur edhe si “Tori Ruçi”, është nga Tepelena dhe banon prej vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës. Sipas raportimeve, ai ka precedentë penalë dhe është përmendur më herët në hetime që lidhen me trafik droge.

Viktor Ruçi

Të Ngjashme