Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 06:00 në një parkim publik në lagjen “Konferenca e Pezës”, në qendër të Fierit.
Tymi i dendur ka alarmuar banorët e pallatit pranë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja e flakëve në automjetet e tjera.
Në vendngjarje ndodhen edhe efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.
Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë shkaktuar vetëm në automjetin e përfshirë nga flakët.
