Lajme

Shpërndarja e miellit në fushatë? Gacaferi ngre pretendime ndaj kësaj partie

Luan Gacaferi nga Lëvizja Guxo ka deklaruar se ka marrë informacione nga Suhareka lidhur me, siç thotë ai, shpërndarje të thasëve me miell nga përfaqësues të AAK-së nëpër familje.

Sipas tij, një qytetar i është drejtuar duke pretenduar se përfaqësues të kësaj partie kanë shkuar derë më derë duke shpërndarë ndihma ushqimore.

“Dikush më thirri nga Suhareka e më tha se këta të AAK po shpërndajnë thasë me miell nëpër shtëpi, bile tha që s’dolën nga shtëpia ime, ku na i refuzuam 4 thasë me miell,” ka deklaruar Gacaferi.

Ai ka shtuar se, nëse ekzistojnë incizime nga kamerat e sigurisë së shtëpive ku pretendohet se është bërë shpërndarja e miellit, ato duhet t’i dorëzohen organeve të rendit.

“Unë ju kisha lutur që kush ka inçizime nga kamerat e shtëpive ku shihen duke shpërndarë miell, le t’ju drejtohen policisë,” ka theksuar ai.

Postim i plotë:

Dikush më thirri nga Suhareka e më tha se këta të AAK po shpërndajnë thasë me miell nëpër shtëpi, bile tha që s’dolën nga shtëpia ime, ku na i refuzuam 4 thasë me miell.

Unë ju kisha lutur që kush ka inçizime nga kamerat e shtëpive ku shihen duke shpërndarë miell, le t’ju drejtohen policisë.

Të Ngjashme