Lajme

‘Shpërthen’ Rron Gjinovci: Horror, Kosovën e luftojnë aktivisht dy qeveri në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar dje se është takuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në margjinat e një takimi të ministrave në Ëashington.

Hoxha tha se shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale dhe perspektivat e ardhshme, ndërsa tha se i përcolli qëndrimin e Shqipërisë lidhur me deklaratat për “spastrim etnik” të Kosovës të bëra nga ministrja serbe, Snezhana Paunoviq.

Në anën tjetër, aktivisti Rron Gjinovci, thotë se Shqipëria po e normalizon shovenizmin e Serbisë.

Sipas tij, Kosovën luftojnë aktivisht dy qeveri në Ballkanin Perëndimor, ajo e Serbisë dhe ajo e Shqipërisë dhe kjo sipas tij, është ‘horror”.

Shkrimi i plotë:

Është hera e disatë me radhë që Shqipnia e normalizon shovenizmin e Serbisë. Hala pa u bo nji javë që në Serbi kolegia e Marko Gjuriqit bon thirrje me na shfarosë, ministri i jashtëm i Shqipnisë e takon me krenari Markon, ministrin e jashtëm të Serbisë edhe botës i shkon mesazhi që kurgjo nuk u bo.

Kosovën e luftojnë aktivisht dy qeveri në Ballkanin Perëndimor, ajo e Serbisë dhe ajo e Shqipnisë.

Horror!

Të Ngjashme