Aktuale

Shpërthim i fuqishëm në një anije, 11 persona përfundojnë në spital

Disa persona mbetën të plagosur pas shpërthimit në një anije turistike në afërsi të Miamit, kanë bërë të ditur autoritetet amerikane.

Sipas agjencisë së shpëtimit nga zjarri Miami-Dade, shpërthimi ndodhi në Gjirin Biscayne, pranë zonës së njohur Haulover Sandbar, ndërsa anija charter ndodhej në lëvizje.

Emergjencat u angazhuan në operacionin e shpëtimit pas raportimeve për disa persona që kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Autoritetet konfirmuan se 11 persona janë transportuar në spitale për trajtim.

Deri tani nuk janë dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit, ndërsa në operacion mori pjesë edhe Roja Bregdetare e SHBA-së.

Të Ngjashme