Lajme

Shqetësoi nënën dhe demoloi derën e shtëpisë, prangoset një person në Graçanicë

Një person është arrestuar në Graçanicë, nën dyshimin për dhunë në familje dhe dëmtim të pronës.

Siç thuhet në  raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:30, pas një mosmarrëveshjeje, kur i dyshuari ka shqetësuar nënën e tij dhe ka demoluar derën e shtëpisë.

Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një elektroshok.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Të Ngjashme