Kryeministri Edi Rama ka përdorur tone të ashpra ndaj studentëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e tij. Gjatë një komunikimi live, kreu i qeverisë ironizoi pretendimet dhe teoritë që kanë qarkulluar lidhur me protestat.
Rama u ndal te pretendimet se mes protestuesve dhe personave të përfshirë në përplasjet me policinë mund të ketë edhe shtetas serbë, duke i cilësuar këto si marrëzi. Ai deklaroi se kjo frymë nuk do të përfshijë popullin shqiptar dhe as qytetarët që janë kundër qeverisë së tij.
Kryeministri bëri gjithashtu një krahasim me situatën në Francë, Itali, Bruksel, Belgjikë dhe Spanjë, ku foli për lëvizjet që ai i përshkroi si “Antifa” dhe neokomuniste. Në këtë kontekst, Rama tha se përfaqësuesit e këtyre lëvizjeve nuk kanë mend në kokë, duke përdorur shprehjen “komplet kokë bosh”
