Aktuale

Rama refuzon dorëheqjen: Nuk më mundni dot me zgjedhje dhe ju ka ardhur dita te guri

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e kabinetit të tij, duke paralajmëruar se një dorëzim i mundshëm i shtetit përballë dhunës në rrugë do të dëmtonte rëndë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, Rama tha se mbajtja e përgjegjësisë shtetërore në këtë moment lidhet drejtpërdrejt me respektimin e kalendarit të negociatave me Bashkimin Evropian deri në vitin 2027.

“Nuk është pushteti im këtu në lojë. Këtu në lojë është tryeza e negociatave në BE. Kaq e thjeshtë është kjo. Dhe shqiptarët duhet ta mendojnë shumë qartë këtë gjë, shumë qartë. Duan këtë apo duan BE?

Kreu i ekzekutivit e cilësoi përshkallëzimin e protestës si një përpjekje të kundërshtarëve të tij politikë për të marrë në rrugë atë që nuk e arrijnë dot me votë popullore:

“Tani do thoni ju, do thonë disa, ‘’po pse, do ikësh ti edhe ne s’do shkojmë në BE? Po pse, ti’’? Po mirë, nuk po them që po, patjetër jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në BE. Jeni një tufë të paaftësh, jeni një tufë të dhunshmish, jeni një tufë mediokrësh, jeni një tufë ziliqarësh që vetëm nxisni dhunë sepse nuk më mundmi dot me zgjedhje, nuk me mundni dot me fjalë, nuk përballoni dot një argument me mua dhe ju ka ardhur dita te guri. E filluat me shishe uji, me vezë dhe arritët tek guri.”

Të Ngjashme