Aktuale

FOTO/ Alban Skënderaj, Alketa Vejsiu dhe Emina Çunmulaj në mbështetje të studentëve

Reagimet e figurave të njohura publike ndaj përplasjeve mes policisë dhe të rinjve në protestat kundër qeverisë po shtohen.

Alketa Vejsiu, Alban Skënderaj dhe Emina Çunmulaj kanë përcjellë mesazhe të ndryshme, por me një shqetësim të përbashkët: dhuna nuk mund të jetë përgjigjja ndaj zërit të qytetarëve, ndërsa siguria dhe dinjiteti i njerëzve duhet të mbeten mbi çdo interes politik.

Në një kohë kur pamjet nga protestat në Tiranë kanë ngjallur reagime të shumta, artistët kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur qëndrimet e tyre, duke kërkuar respekt për të rinjtë dhe përgjegjshmëri nga institucionet.Alketa Vejsiu: Shqipëria nuk i përket asnjë partie apo qeverie

Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar përmes një mesazhi ku u bën thirrje shqiptarëve të mos kthehen kundër njëri-tjetrit, pavarësisht dallimeve politike dhe qëndrimeve për mënyrën se si qeveriset vendi.

Ajo thekson se Shqipëria nuk mund të identifikohet me një qeveri, një parti politike apo një protestë të caktuar, pasi vendi u përket të gjithë qytetarëve të tij.

Mesazhi i moderatores vjen në një klimë të tensionuar, ku përplasjet në rrugët e kryeqytetit kanë rikthyer në vëmendje raportin mes pushtetit, qytetarëve dhe të drejtës për të protestuar.
Mund të kemi bindje të ndryshme. Mund të mos pajtohemi për qeverinë, për opozitën, për mënyrën si drejtohet vendi apo për mënyrën si protestohet.

Por Shqipëria nuk i përket një qeverie, një partie, një proteste apo një brezi.

Shqipëria na përket të gjithëve. Shqipëria është e shqiptarëve!

Na mbro, o Zot!”, është mesazhi i Alketa Vejsiut.

Alban Skënderaj: Pamje të dhimbshme, policia duhet të veprojë profesionalisht

Edhe këngëtari Alban Skënderaj ka shprehur shqetësimin e tij për pamjet e përplasjeve gjatë protestave, duke u ndalur te mënyra se si duhet të veprojnë punonjësit e policisë në situata të tilla.

Ai i ka cilësuar imazhet si të dhimbshme dhe ka vënë theksin te rëndësia e trajnimit të efektivëve, në mënyrë që reagimi i tyre të jetë profesional dhe në përputhje me rrethanat.
“Jo shqiptarët kundër shqiptarëve! Mos!

Të Ngjashme