Një grua është gjetur e vdekur në Tiranë dhe një ekspertizë paraprake e policisë evidentoi se ajo ka marrë plagë fatale nga goditje me thikë.
Policia e Tiranës thotë se të gjitha dyshimet e para të çojnë në një vetëvrasje me thikë.
Ngjarja ndodhi në Kamëz dhe viktima është një grua 62 vjeçare, raporton noa.al.
Policia tha se “është gjetur pa shenja jete në banesën e saj një 62-vjeçare” dhe shtoi se nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës (thikë).
Në përpjekje për të zbardhur ngjarjen e rëndë policia tha se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /noa.al
