Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur që t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë këtë të enjte me një stil pak më ndryshe.
Në fotot e siguruara nga Top Channel, në kostumet e tyre, ata kanë vendosur stemën e UÇK-së.
Veprimi i tyre vjen pas vendimit të një dite më parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ku u dënuan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin.
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
