Sot është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve, të cilët kundërshtojnë projektin turistik në zonën e mbrojtur në Zvërnec dhe largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Me sloganin “Shqipëri e re”, organizatorët ftojnë qytetarët që t’iu bashkohen atyre mijëra të tjerëve që për pesë ditë me radhë kanë mbushur zonën para Kryeministrisë me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe ndërtimeve në zonat e mbrojtura.
Protesta nis në orën 18:00 në sheshin Skënderbej.
Një ditë më parë, qytetarët i parashtruan kryeministrit një sërë kërkesash që sipas tyre janë të panegociueshme.
Ata kërkojnë largimin e qeverisë, shfuqizimin e statusit për investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.
PESË KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1 – Dorëheqja e qeverisë
2 – Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë
3 – Shfuqizimi i Paketës së Maleve
4 – Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
5 – Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare
