Një incident është raportuar të ketë ndodhur në autostradën Ferizaj-Prishtinë, në orët e hershme të ditës së djeshme.
Një viktimë, shtetase e Shqipërisë, u sulmua fizikisht nga i dashuri i saj, shtetas kosovar, raporton IndeksOnline.
Sulmi dyshohet të ketë ardhur pasi palët kishin një mosmarrëveshje.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
