Lajme

“Si nuk u ngopën kurrë?”, reagon Abdixhiku pasi iu kërkua dorëheqja

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi iu është kërkuar dorëheqja nga dega në Lipjan dhe ajo në Pejë.

Abdixhiku me anë të një postimi në ‘Facebook’ bëri të ditur se kërkesën për dorëheqje nga dy degët e kuptoi nëpërmjet mediave. Ky i fundit ka bërë të ditur se s’e ka ndërmend dorëheqjen, andaj ka bërë thirrje që të ruhet qetësia në drejtim të anëtarësisë, shkruan Insajderi.

“E siguroj anëtarësinë e gjerë të LDK-së se nuk do të lejojmë, që projektet e ndarjeve të LDK-së nga sabotues të qëllimshëm të marrin formë. Ato dështuan më 31 janar; dështuan në zgjedhje, do te dështojnë edhe tash. Që nga atëherë, me te gjitha pengesat e dyshimet, në një kohë aq të shkurtë, ne megjithatë u rritëm. Sot, në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, nuk do te lejojme që vullneti i shumicës derrmuese të LDK-së të tjetërësohet ne projekte që synojnë ndarjen dhe më pas shuarjen e LDK-së”, ka thënë ndër të tjera ai.

I njëjti po ashtu kërkoi dorëheqje morale nga Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti, pasi Abdixhiku thotë se degët e tyre përformuan dobët në zgjedhje.

“Ndjej vetem keqardhje, që në momentet me të rëndësishme të LDK-së e vendit, dëmtimi ynë nga brenda mbetet qëllim. Si nuk u ngopën kurrë?!”, tha ndër të tjera Abdixhiku.

Dega e LDK’së në Lipjan dhe ajo në Pejë kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut për atë që ata po e vlerësojnë si përformancë e dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit.

 

Dy degë të LDK-së kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Të Ngjashme