Lajme

S’ka kolona në kufi, pritjet 5 minuta

Për momentin, situata në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, ndërsa hyrjet dhe daljet e qytetarëve po zhvillohen pa vonesa të konsiderueshme.

Sipas të dhënave më të fundit, koha e pritjes për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare nuk i kalon pesë minutat, duke mundësuar qarkullim normal të automjeteve dhe udhëtarëve.

Se nuk ka kolona në asnjërën prej pikave kufitare është bërë e ditur përmes përditësimit të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, para se të nisen drejt kufirit, të informohen për gjendjen në pikat kufitare, pasi fluksi i automjeteve mund të ndryshojë varësisht nga koha e ditës dhe lëvizjet sezonale.

Të Ngjashme