Një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës është arrestuar nga Policia në Skenderaj.
Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Skenderaj, pas veprimeve operative dhe mbledhjes së informatave për vendndodhjen e të dyshuarit, kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e tij në orët e hershme të mëngjesit.
Gjatë operacionit, personi i kërkuar është lokalizuar dhe arrestuar, transmeton Klankosova.tv.
“Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burgim prej katër vitesh”, thotë PK.
