Lajme

Sopa për Abdixhikun: “Më në fund paska reflektuar dhe i paska kuptuar agjendat që dalin nga thellësia e bunarit të Beratit dhe Baton Stanishiqit”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij nuk e sheh shkuarjen në zgjedhje të reja si zgjidhje, duke theksuar se, sipas tij, shumica e LDK-së nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme.

Abdixhiku ka thënë se ideja për zgjedhje të reja po nxitet nga figura jashtë LDK-së dhe nga disa rryma brenda PDK-së.

“Unë nuk e mendoj se duhet të shkojmë në zgjedhje ne dhe, me aq sa e kam kuptuar, shumica e LDK-së nuk duan të shkojnë në zgjedhje të reja”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka akuzuar  Baton Haxhiun dhe Berat Buzhalën se po promovojnë një agjendë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kjo nuk është agjendë e LDK-së, kjo është agjendë e Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës. Këta me akterë radikalë të PDK-së kanë këtë agjendë, tash e tri javë flasin për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme”, është shprehur ai.

Sipas Abdixhikut, edhe qëndrimet brenda LDK-së për mundësinë e zgjedhjeve të reja janë ndikuar nga këto rryma.

“Mendime për të shkuar në zgjedhje janë të ndikuara prej këtyre rrymave”, ka deklaruar kryetari i LDK-së.

Ndërsa, pas kësaj deklarate ka reaguar analisti Jeton Sopa.

Sipas Sopës, duke thënë se kreu i LDK-së më në fund ka reflektuar dhe ka kuptuar se nga po vijnë këto qëndrime.

“E preka hundën se po tutna po i b’i t’mësyesh. Ma n’fund paska reflektu dhe i paska kuptu kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, agjendat që dalin nga thellësia e bunarit të Beratit dhe Baton Stanishiqit”, ka shkruar Sopa në reagimin e tij.

Të Ngjashme