Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi ka reaguar me një ton ironik ndaj rezultateve dhe mënyrës së interpretimit të tyre nga subjektet politike.
Ai vlerëson procesin zgjedhor si të rregullt dhe me standarde evropiane, por njëkohësisht kritikon narrativën e partive pas rezultateve, duke përmendur veçanërisht PDK-në dhe LDK-në, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, PDK-ja është paraqitur si fituese “me humbje votash”, ndërsa LDK-ja “me shtim votash”, por pa ndryshim domethënës në pozicionin politik. Bekteshi e cilëson këtë situatë si paradoksale dhe thekson se, në këtë rast, “edhe humbësit i kremtonin humbjet si Albini fitoren”.
Shkrimi i plotë
Sovrani foli!
Urime VV-së fitorja, me humbje votash
Urime PDK-së me Limajn e Lladrovcin, me humbje votash
Urime LDK-së me Vjosën, me shtim votash, aq sa për të mbet në Ligë të tretë
Urime Gjini!
Urime Kosovë për zgjedhjet e përsëritura me standarde evropiane, dhe me siguri të lartë për qytetarët!
Absurdi: Kësaj radhe edhe humbësit i kremtonin humbjet si Albini fitoren!
