Lajme

Spahiu sfidon Osmanin: Publikoni vetëm një fotografi ku një president mban flamurin e një shteti tjetër në gjoks

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka reaguar lidhur me paraqitjet dhe takimet ndërkombëtare të presidentes së Kosovës, duke ngritur një kritikë ndaj simbolikës së përdorur në aktivitetet diplomatike.

Sipas Spahiut, gjatë dhjetëra takimeve bilaterale e multilaterale që presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar me liderë të ndryshëm botërorë, ekzistojnë me siguri qindra fotografi zyrtare.

Ai ka sfiduar publikisht që të publikohet qoftë edhe një fotografi e vetme ku, sipas tij, një president i një shteti mban në gjoks flamurin e një shteti tjetër.

“Nga dhjetra takime bilaterale e multilaterale që ka realizuar Vjosa Osmani, ka me siguri qindra fotografi. Le ta publikojë qoftë një fotografi të vetme ku një president shteti mban në gjoks flamurin e një shteti tjetër”, ka deklaruar Spahiu.

Të Ngjashme