Elisa Spiropali ka zgjedhur Ditën e Europës për të dërguar të tjera mesazhe në drejtim të partisë së saj.
Edhe pse kritikat e drejtpërdrejta janë ndalur pas replikës ndaj kërcënimit të Ramës me përjashtim, në mesazhin për Ditën e Europës duket sikur Spiropali flet me kode.Sipas saj, në BE pushteti kufizohet nga ligji dhe dinjiteti vlen më shumë se forca. Gjithashtu, ajo shprehet se në BE shteti nuk është pronë e askujt.
