Ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka nënshkruar një vendim lidhur me standardet e komunikimit me qytetarët, gjersa me këtë vendim, çdo kërkesë, ankesë apo parashtresë do të regjistrohet dhe qytetarët do të marrin përgjigje ose informatë për statusin e lëndës brenda 10 ditëve të punës.
Hoti theksoi se respekti për qytetarin është obligim i çdo zyrtari publik.
