Lajme

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës

Një avion, i cili ishte nisur nga Cyrihu në orën 18:00, për shkak të motit të keq në Shkup nuk mundi të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Pas rreth 20 minutash duke qarkulluar mbi zonë, piloti vendosi ta devijojë fluturimin dhe të ulet në Aeroportin e Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.

Një pjesë e madhe e pasagjerëve në bord ishin shtetasë të Maqedonisë së Veriut, shkruan MeteoBallkan.

Avioni ishte planifikuar të mbërrinte në Aeroportin e Shkupit rreth orës 20:00.

Të Ngjashme