Lajme

Të dyshuarit për përfshirje në vepra kriminale i sekuestrohen pasuri mbi 10 milionë euro

Pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro janë sekuestruar në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një 51-vjeçari, i dyshuar për përfshirje ndër vite në disa veprimtari kriminale, përfshirë trafikun e narkotikëve dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Sipas Policisë, janë sekuestruar pasuri të I. Sh., alias I. P., 51 vjeç, si dhe ato në pronësi të personave dhe subjekteve të lidhura me të.

Konkretisht, bëhet fjalë për 14 pasuri të paluajtshme në emër të tij, 6 pasuri të tjera në emër të bashkëshortes, dhe 6 subjekte tregtare, mes tyre edhe biznese që ushtrojnë aktivitet në sektorin farmaceutik, si dhe 8 automjete.

Sipas hetimeve, 51-vjeçari dyshohet se ndër vite është përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale, si trafikimi i narkotikëve, shfrytëzimi i prostitucionit, rrëmbimi dhe heqja e paligjshme e lirisë, si dhe përfitimi i mallrave të vjedhura.

Pasuritë e sekuestruara do të kalojnë në administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Të Ngjashme