Lajme

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Takimet i patën të vazhdueshme.

Gjithçka drejt një marrëveshjeje për president.

E pas disa herëve bashkëbisedim mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës u arrit një marrëveshje për një kandidat konsensual për president.

Në takimin e fundit të mbajtur me 31 gusht këta të fundit dolën para medieve edhe me një person te tretë krah tyre.

Bekim Sejdiu u propozua për president.

Marrëveshja  mes Kurtit e Abdixhikut dukej se i dha fund një pjese të ngërçit.

Por, vetëm për pak.

Sepse pas marrëveshjes nisën kundërshtimet.

Gjashtë deputetë të LDK-së thanë se nuk do ta votojnë Sejdiun.

Mes tyre pati edhe deputetë që e kritikuan publikisht marrëveshjen.

Kështu, ajo që u arrit mes dy liderëve nuk mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të LDK-së.

Për këtë çështje pati reagime edhe nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai vazhdoi ta mbështesë marrëveshjen e arritur me Kurtin.

Por, kundërshtimet nuk u ndalën me kaq.

Edhe në ditët në vazhdim pati deklarata të deputetëve të LDK-së.

 Në anën tjetër, nga LVV-ja vazhduan të kërkojnë zbatimin e marrëveshjes.

Por, kundër kandidaturës së Sejdiut nuk doli vetëm një pjesë e LDK-së.

Edhe PDK-ja e kundërshtoi atë.

Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, tha se deputetët e PDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president.

Ndërkohë, PDK-ja dhe Aleanca vazhduan të kërkojnë konstituimin e Kuvendit.

Pothuajse çdo 48 orë, përfaqësuesit e tyre shkuan në Kuvend.

E nga aty kërkuan që kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ta thërrasë seancën konstituive.

Seanca e nisur më herët ka mbetur pa u përmbyllur.

E të mërkurën, më 9 shtator, pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Aty do të shihet nëse  kuvendi do të konstituohet rrjedhimisht mbeten për t’u parë edhe efektet e marrëveshjes  së 31 gushtit.

Të Ngjashme