Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, dyshohet se ka mbetur i vrarë Agron Hajdari, rreth 40 vjeç, i njohur edhe me nofkën “Red Bull”.
Sipas informacioneve, viktima ka qenë i njohur më herët për organet e rendit.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se autori i dyshuar i sulmit ka qenë i maskuar, ndërsa është larguar menjëherë pas të shtënave.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime intensive për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe për identifikimin e autorit të dyshuar.
