Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën 40-vjeçari Ilir Lika.
Sipas informacioneve të para nga korrespodenti i RTSH-së, Elvis Hila të shtënat janë regjistruar në lagjen “Erdogan” të qytetit të Laçit, ndërsa 40-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Menjëherë pas ngjarjes, kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë vendosur kordonin e sigurisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë.
/rtsh.al/
