Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 16-vjeçar. Policia shpall në kërkim autorin. Detajet nga ngjarja

Një 16-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure (18 tetor). Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës, ndërsa policia thotë se gjithçka ka nisur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ndërkohë është identifikuar autori, një 18-vjeçar me iniciale A.H dhe është shpallur në kërkim. Ndërsa 16-vjeçari i plagosur dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, në Kamëz, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit A. H., 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar. 16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thote policia.

Nderkohe vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar ndersa materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.