Aktuale

Telefona, ora rreth 300 mijë euroshe dhe 4 mijë euro cash në makinë ju sekuestruan koordinatorit, Ergys Agasi

Disa aparate telefonike “Iphone 17”, një sasi prej 4 mijë euro janë sekuestruar në automjetin tip “Audi”, ku u kap Ergys Agasi dhe ish-drejtori i policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku.

Në sekuestro ka përfunduar dhe makina tip “Audi” dhe një orë ngjyrë e bardhë, e markës “Richard Mille” që besohet se kushton 300 mijë euro.

Agasi në momentin e ndalimit nuk ka bërë asnjë rezistencë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme ndaj Ergys Agasit rëndojnë 7 akuza: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./ Syri

Të Ngjashme