Lajme

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

Dita e 170-të e protestës në Tiranë është shoqëruar me tensione.

Qytetarët janë përplasur me efektivët e policisë, pasi kanë tentuar të çajnë kordonin që kanë krijuar këta të fundit, në mënyrë që të lirojnë rrugën për t’u ‘stacionuar’ para Kryeministrisë, raportojnë mediat në Shqipëri.

Mes protestuesve dhe policisë ka pasur edhe përplasje fizike, teksa efektivët kanë vijuar t’i shtyjnë qytetarët, të cilët nga ana e tyre kanë bërë rezistencë dhe kanë vijuar qëndresën.

“Poshtë diktatoru”, “Arrestoni Ramën”, ishin disa nga thirrjet që janë dëgjuar nga turma e protestuesve, të cilët kanë nisur marshimin në Tiranë.

Të Ngjashme