Lajme

Tentoi të shiste për 800 mijë euro pronën nën menaxhim të AKP-së me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burg

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka shpallur fajtor Sh.B, duke e dënuar me burg prej gjashtë vitesh dhe me gjobë prej 2 mijë eurosh, për veprat penale Falsifikimi i dokumenteve dhe Mashtrimi.

Në komunikatë thuhet edhe se, ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari Sh.B., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, ka tentuar ta vë në lajthim të dëmtuarin A.H. duke i ofruar për shitje një pronë në Prishtinë, në shumën prej 800.000 euro, për të cilën pronë i njëjti kishte arritur që fillimisht të falsifikojë dokumentet përmes akteve noteriale, pronë kjo nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ashtu që pas verifikimit nga ana e noteres dëshmitares V.A., ishte vërtetuar se autorizimi në emër të të pandehurit Sh.B. është i falsifikuar dhe me këtë rast vepra e filluar nga i pandehuri ka mbetur në tentativë.

Njoftimi:

Shqiptohet dënim me burgim dhe dënim me gjobë për veprat penale Falsifikimi i dokumenteve dhe Mashtrimi

Prishtinë, 03 Shtator 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.B., për veprat penale Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Sh.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vitesh, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 2.000 (dymijë) euro.

Ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari Sh.B., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, ka tentuar ta vë në lajthim të dëmtuarin A.H. duke i ofruar për shitje një pronë në Prishtinë, në shumën prej 800.000 euro, për të cilën pronë i njëjti kishte arritur që fillimisht të falsifikojë dokumentet përmes akteve noteriale, pronë kjo nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ashtu që pas verifikimit nga ana e noteres dëshmitares V.A., ishte vërtetuar se autorizimi në emër të të pandehurit Sh.B. është i falsifikuar dhe me këtë rast vepra e filluar nga i pandehuri ka mbetur në tentativë.

Obligohet i akuzuari që, në emër të paushallit gjyqësor, të paguajë shumën prej 200€, si dhe në emër të Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit shumën prej 20€, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e përhershëm të dokumentit të falsifikuar, ndërsa i akuzuari Sh.B., për këtë aktgjykim mbrohet në liri deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

I dëmtuari, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës,

brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Të Ngjashme