Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka therur me thikë një nxënës në një shkollë në Podujevë.
Lajmi u bë i ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës për ditën e hënë, ku thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan Insajderi.
“Podujevë 08.09.2026-14:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se ka therur me thikë nxënësin viktimën mashkull kosovar. Thika është sekuestruar, ndersa viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, sipas policisë.
