Familja e Rexhë Brahimajt, të riut që vdiq dje pasi u ther me thikë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, ia ka shtrirë dorën e pajtimit familjes së Qazim Sadrija, të dyshuarit që u vetëdorëzua në Polici, sipas Sinjalit.
Pas një konflikti, Policia tha se Brahimaj mbeti i vdekur pasi mori plagë me thikë nga Sadrija.
Viktima fillimisht ishte dërguar në QKMF në Gjakovë me plagë të rënda në gjoks. Por, sipas stafit mjekësor, gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe kishte vdekur.
