Lajme

Thirrje për drejtësi dhe respekt ndaj viktimave të luftës

Përmes fotografive të viktimave të dhunës seksuale dhe familjarëve të tyre ekspozita “Sy me Sy” sjellë përjetimet e dhimbshme që për vite me radhë ata bashkë me familjen kaluan situata të vështira me frikën e stigmatizimit për të vërtetën e tyre.

Vanesa Sylejmani e cila është vajza e njërës nga gratë që gjatë luftës përjetoi dhunë seksuale, e  rrëfeu një pjesë të atyre përjetimeve.

“Por tani, si një fëmijë që e ka shndërruar dhimbjen, traumën dhe vuajtjen e tij, në diçka që nuk është më e heshtur, nuk është më e thyer, por që dëshiron të dëgjohet. Të jesh dikush që nuk fshihet nga vetë kujtimi që dikur e theu. Por të shihet, pavarësisht nga stigma shoqërore dhe kulturore që kemi këtu, dhe madje edhe jashtë kësaj bote. Si mundemi ne, si shoqëri, si komunitet dhe si vend, të ndalojmë së heshturi fëmijët dhe anëtarët e familjes që dëshmuan akte të tilla të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë”, tha Vanesa Sylejmani – Vajza e viktimës së dhunës seksuale

 “Përmes bebzave të këtyre syve ne arrijmë të tregojmë dhimbjen që e shohim tek të mbijetuarit e dhunës seksuale, arrijmë ta shohim forcën, dhimbjen po edhe forcën e tyre, nganjëherë arrijmë ta shohim edhe humbjen dhe këtu desha t’i kujtoj ato viktima që nuk janë më në mesin tonë”, tha Feride Rushti, Kryetare e QKRMT.

Ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha se personat që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës janë pjesë e historisë së shtetësisë së Kosovës, e autorët e saj drejtësia ndërkombëtare duhet t’i dënojë.

“Një shoqëri e cila kërkon drejtësinë për personat e dhunuar gjatë luftës duhet së pari t’i mësojë, dhe t’i shohë me respekt dhe mirënjohje personat që kanë vazhduar të jetojnë me forcë dhe dinjitet”, deklaroi Haxhiu.

Kjo është ekspozitë është hapur në objektin e Komunës së Prishtinës dhe është mbështetur nga ambasada e Britanisë dhe ajo e Gjermanisë

Të Ngjashme