Qendra ligjore izraelite në Adalah ka bërë thirrje të dielën që të hapet një hetim në lidhje me dyshimin për dhunim të një gazetareje gjermane që mori pjesë në Flotiljen humanitare për Gazën Sumud të vitit 2025.
Në një deklaratë, Adalah tha se ka dërguar ankesë tek autoritetet izraelite, duke kërkuar “një hetim kriminal mbi dëshminë serioze të dhënë nga aktivistja evropiane”, gazetare gjermane.
Duke cituar dëshminë e gazetares, Adalah ka thënë se gardianët femra izraelite në burgun Givon në Ramla , Izraelin qendror, ka urdhëruar gazetaren gjermane të zhvishet plotësisht deri sa gardianët meshkuj shikonin mbrapa një perdeje.
Ajo ka thënë se njëra nga gardianet e ka sulmuar seksualisht atë, derisa gardianët meshkuj qeshnin.
“Gjatë transferimit të klientes sonë nga porti në burgun Ketziot (në shkretëtirën e Negevit), ajo, së bashku me pjesëmarrës të tjerë në flotilje, iu nënshtrua dhunës fizike dhe verbale të shkaktuar nga forcat e sigurisë dhe punonjësit e shërbimit të burgjeve”, shtoi ajo.
Dhuna përfshinte “kufizimin e saj për periudha të gjata, përdorimin e prangave plastike, lidhjen e syve, britmat, sulmet fizike dhe kërcënimet”, vuri në dukje deklarata, citon Anadolu.
Izraeli ka mbajtur një bllokadë në Gaza, shtëpi e gati 2.4 milionë banorëve, për gati 18 vjet dhe e shtrëngoi rrethimin në mars kur mbylli pikat kufitare dhe bllokoi shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke e shtyrë enklavën drejt urisë.
Gjenocidi izraelit në Gaza filloi në tetor 2023, duke vrarë gati 73,000 palestinezë dhe duke plagosur mbi 172,000 të tjerë, ndërsa shkatërroi rreth 90% të infrastrukturës së Gazës.
