Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj deklaratave të partive opozitare pas zgjedhjeve, duke insistuar se Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e qartë e procesit zgjedhor.
Ai ka kritikuar eksponentët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për, siç thotë ai, mospranimin e rezultatit zgjedhor, duke theksuar se Vetëvendosje nuk ka garuar me vetveten, por me partitë rivale, të cilat i ka mposhtur.
Gashi u ka bërë thirrje kundërshtarëve politikë që të bazohen në rezultatet zyrtare dhe numrat e publikuar nga KQZ-ja, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
VETËVENDOSJA! është fituese!
Disa nga partitë opozitare në Kosovë nuk po i kuptoj!
Lëvizja Vetëvendosje bindshëm i ka fituar zgjedhjet e ditës së djeshme!
Ju eksponentë të partive opozitare PDK, LDK, AAK po deklaroni se kinse Vetëvendosje i ka humbur zgjedhjet, ju a e kuptoni që VETËVENDOSJE nuk ka garuar me vetveten, por me ju dhe të gjithëve ju ka mundur deri më tani në 5 palë zgjedhje.
Nëse e keni problem me pranuar, lexoni rezultatet në numra.
Nëse logjika juaj qëllimisht fitoren e VETËVENDOSJES nuk don me pranuar, KQZ-ja me numra mundet me ju ndihmu.
