Lajme

Tragjedi në Bulqizë, 62-vjeçari humb jetën në minierë

Një 62-vjeçar ka humbur jetën sot aksidentalisht gjatë ushtrimit të detyrës në zonën minerare Martanesh të Bulqizës.

Policia e Shtetit njoftoi se gjatë procesit të punës, G. M., banues në Klos, ka pësuar dëmtime të rënda fizike, të cilat kanë rezultuar fatale për jetën e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet e para hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik në punë.

Të Ngjashme