Lajme

Tragjedi në Toronto të Kanadasë, dy persona humbin jetën pas shkëmbimit të zjarrit në një festival

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë gjatë një festivali rrugor në Toronto të Kanadasë.

Policia njoftoi se fillimisht mori raportime për një person të armatosur në zonën e rrugës St. Clair Avenue, ku po zhvillohej një festival i salsës.

Në vendngjarje u gjetën gjashtë persona me plagë nga armët e zjarrit, ndërsa dy prej tyre u shpallën të vdekur.

Në një konferencë për media, autoritetet thanë se të shtënat ndodhën pas një shkëmbimi zjarri mes dy personave. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë zjarri.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar, shkruan BBC.

Të Ngjashme