Aktuale

Tragjedia në Durrës / Avokati i njohur zbulon detajet: Ja sa mund të dënohet autori

Avokati Redi Shima ishte i ftuar në një studio televizive ku foli për aspektet ligjore të tragjedisë së rëndë të ndodhur në Durrës.

Shima sqaroi se, sipas Kodit Penal, në rastin konkret mund të ngrihen disa akuza ndaj drejtuesit të mjetit, duke nisur nga shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja të rënda.

Ai theksoi se neni 290 i Kodit Penal parashikon dënim nga 5 deri në 20 vjet burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që sjellin vdekjen e disa personave ose pasoja të rënda.

Sipas tij, në këtë rast mund të aplikohet edhe neni 291, që lidhet me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, i cili parashikon dënim nga 10 ditë deri në 3 vite burg, si dhe neni 273 për largimin nga vendi i aksidentit, që dënohet deri në 1 vit burg.

Avokati theksoi se, bazuar në informacionet e deritanishme, bëhet fjalë për tre vepra penale të mundshme, për të cilat pritet të veprojë organi i akuzës.

Të Ngjashme