Lajme

Tragjike: Aksidentohet për vdekje një i mitur në rrugën Carralevë-Komoran

Një i mitur ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit në rrugën Carralevë-Komoran.
Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet”.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, thuhet në konfirmim.

Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Të Ngjashme