Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tragjike! Po ktheheshin në Kosovë, humbin jetën nënë e bijë në një aksident në Kroaci

Nënë e bijë nga Kosova kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Kroaci, ndërsa, babë e bir janë lënduar dhe po trajtohen në spitalin e Splitit.

Në aksident ka vdekur edhe një person nga Zara e Kroacisë, shkruajnë mediat kroate.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës në autostradën A1.

Qytetarët nga Kosova kanë qenë duke vozitur një veturë të tipit BMW kur janë aksidentuar me automjetin e tipit Volkswagen.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti dhe pritet që të dalë raporti.