Lajme

​Tre persona të armatosur hyjnë në një shtëpi në Viti, sulmojnë një grua dhe kërkojnë para

Tre persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë të armatosur në një shtëpi në Viti dhe kanë kërkuar para nga pronarja.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës njëzet e dy.

Të dyshuarit, nën kërcënimin e armëve, kanë kërkuar para nga viktima.

Policia bën të ditur se gruaja dyshohet se është sulmuar edhe fizikisht.

Pas ngjarjes, tre të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është cilësuar si “Grabitje në tentativë” dhe po hetohet nga Policia.

Të Ngjashme