Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i shkurorëzimeve në vend ka shënuar rritje gjatë muajit shkurt.
Në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 135 raste të shkurorëzimeve, që paraqet një rritje prej rreth 53.4% krahasuar me muajin janar.
Në janar janë evidentuar 88 raste të çifteve që i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Ndërsa ky numër është rritur dukshëm në shkurt, duke treguar një trend në rritje të ndarjeve bashkëshortore.
Sa i përket shpërndarjes sipas komunave, Prizreni kryeson me 19 raste të shkurorëzimeve, pasuar nga Gjakova me 11 raste, Ferizaj me 10 raste dhe Prishtina me 9 raste.
