Lajme

Tripunovski: Interpelanca ndaj meje është e pabazë

Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski e ka quajtur të pabazë dhe tentim për të tërhequr vëmendje në opinion, nismën e LSDM-së, për interpelancë ndaj tij.

Tripunoski tha se mezi pret që nisma të jetë në rend dite në parlament në mënyrë që, siç tha ai, të shpalosë arritjet dhe zhbllokimin e funksionimit të Ministrisë së Bujqësisë pas lënies së të njëjtës pas dore nga ana e LSDM-së.

Ish Ministri i Bujqësisë Ljubço Nikollovski nga radhët e LSDM-së, ditë më parë kritikoi Tripunoskin për dështim në drejtimin e ministrisë, ndërprerje të disa programeve, ulje të subvencioneve dhe për punë në dëm të bujqve.

“Interpelanca e tyre është e pabazë dhe nuk mban sepse nuk kanë asnjë bazë reale për një akt të këtillë, por demokracia ja që e lejon një veprim të këtillë.

Nga një situatë pa rrugëdalje në të cilën ndodhet opozita mendoj që vetëm përmes mekanizmit të këtillë do që të fitojë pak dukshmëri, nga ana tjetër unë mezi pres ditën kur kjo interpelancë të jetë në parlament që t’i shpalosim të gjitha arritjet dhe projektet që kemi realizuar këto dy vite e që kanë të bëjnë me kthimin e bujqësisë në Maqedoni,” deklaroi Cvetan Tripunovski, Ministër i Bujqësisë.

Të Ngjashme