Lajme

Trump: Do të bëhemi rojet e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump po pretendon se Shtetet e Bashkuara do të marrin përsipër Ngushticën e Hormuzit dhe duhet të rimbursohen për kontrollin e kësaj rruge ujore jetësore.

Ai ka thënë se do të bëhen rojet e ngushticës.

“Ne do ta mbajmë ngushticën dhe ndoshta do ta drejtojmë vetë. Do të bëhemi rojet e ngushticës. Ndoshta do ta quajmë engjëlli mbrojtës i ngushticës dhe duhet të rimbursohemi për këtë”, tha ai në një intervistë telefonike me Fox Neës.

“Do të paguhemi për ruajtjen e tij – shumë para”, shtoi Trump. “Do të rimbursohemi sepse kombet e tjera janë shumë të pasura. Ato janë në anën tonë dhe nuk mund të pritet që ne ta bëjmë këtë kot.”

Sulmet midis ushtrisë amerikane dhe Gardës Revolucionare të Iranit janë shtuar ditët e fundit, ndërsa të dyja synojnë të marrin kontrollin mbi Hormuzin, ku kalonin 20 përqind e dërgesave të naftës dhe gazit para fillimit të luftës së shkurtit.

Të Ngjashme